0Pasi shpoi dy puse, Exxon Mobil evidentoi se sasia e gazit të nxjerrë nuk e justifikon prodhimin. Si përfundim koncerni, i cili zotëron gjashtë licenca për zbulim-kërkimin e gazit shist argjilor në Poloni, vendosi t’i heqë qafe fare ato. Kjo është tashmë “vrima e zezë” e dytë për Exxon Mobil. Në vitin 2009 kompania hoqi dorë nga një projekt analog në Hungari: gjatë shpimit në vendburimin, ku gjoja ishte zbuluar gaz, nuk doli në fakt ky i fundit, por në tubacion rrodhi uji.

Tani në radhë është Ukraina. Sipas vlerësimeve të Departamentit të Informacionit për Energjinë në Ministrinë e Energjetikës të SHBA-ve, rezervat ukrainase të gazit shist argjilor përbëjnë afërsisht 1.2 trilionë metër/kub. Ky tregues e pozicionon Ukrainën në vendin e katërt në Europë përkatësisht vëllimit disponues të kësaj lëndë energjetike, pas Polonisë, Francës dhe Norvegjisë. Kompania ukrainase “Naftogaz” ka nënshkruar tashmë një marrëveshje paraprake me Exxon Mobil si dhe me kompani të tjera të huaja për nxjerrjen dhe përpunimin e gazit shist argjilor. Shpimi provë do fillojë në shtator. Madje më tepër se kaq, Kievi shpreson që aty nga viti 2015 të mund të reduktojë në mënyrë thelbësore varësinë nga gazi rus dhe të verë në vijë bile edhe eksportin e vet.

Deklarata të këtilla janë thjesht blasfemi dhe kanë vetëm një qëllim: ta detyrojnë Rusinë të bëjë lëshime për kontratat e gazit, shpreh bindjen Drejtori i Fondit Kombëtar rus për Sigurinë Energjetike Konstantin Simonov:

- I gjithë problemi konsiston në faktin se në Europë, përfshirë edhe Ukrainën, nuk ekzistojnë njëkohësisht disa komponente, të domosdoshme për të prodhuar gazin shist argjilor në mënyrë efektive nga pikëpamja komerciale. Së pari, atje nuk ka një sasi të madhe sondash për shpim pusesh, ndërkohë që gazi shist argjilor kërkon shpim të vazhdueshëm horizontal. Së dyti, atje nuk ka një infrastrukturë të zhvilluar të gazsjellësve. Faktori i tretë i rëndësishëm është ai, se gazi shist argjilor është i lidhur me risqe serioze ekologjike. Në SHBA nxjerrja e tij kryhet në zona banimi pak të populluara. Sigurisht, në Ukrainë mund t’i mbyllin sytë sa i përket ekologjisë, por në BE kjo gjë është e pamundur. Shpimet horizontale kërkojnë zgjerimin për të nxjerrë gaz nëpër territore të reja, njëri pas tjetrit. Europa me dendësi të madhe popullsie nuk mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë.

Franca, Rumania dhe Bullgaria i kanë ndaluar tashmë kërkimet për zbulimin e gazit shist argjilor, ngaqë teknologjia e aplikuar për këtë qëllim (teknologjia fraking) - kur në shtresat e argjilës lëshohet ujë me presion të madh, të përzierë me rërë dhe kimikate - çon në ndotjen e ambientit përreth dhe madje provokon tërmete. Sakaq, një sërë vendesh të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe Suedinë, nuk kanë hequr dorë nga ideja në fjalë.

0“Gazprom-i” rus po reagon qetësisht ndaj kësaj ngutjeje të hiçgjësë rreth gazit shist argjilor. Siç u shpreh Kreu i koncernit Aleksei Miler: gazi shist argjilor është një delikatesë pikante, por aspak jo gjella kryesore.

Natalia Kovalenko