0Udhëheqësi rus theksoi në veçanti si vijon:

- Mes rezultateve kryesore të takimit dua të vë në pah vendimin e marrë për rritjen e bazës së burimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar me 430 miliardë dollarë amerikanë. Kjo është e nevojshme për të stabilizuar ekonominë botërore dhe për të minimizuar rreziqet në tregjet financiare. Rusia është e gatshme për të vënë në dispozicion të FMN-së deri në 10 miliardë $ amerikanë nga rezervat ndërkombëtare të Bankës së Rusisë. Por në të njëjtën kohë jemi mëse të bindur se rritja e bazës së rezervave të Fondit duhet të pasohet nga reforma e qeverisjes së tij, qëllimi i së cilës do të jetë rritja e rolit të FMN-së në vendet me zhvillim dinamik.

Gjithashtu, sipas fjalëve të Vladimir Putinit, gjatë periudhës së presidencës së Rusisë në vitin 2013 në "Njëzetëshen e Madhe" do të marrin vijim të mëtejshëm temat e energjetikës, tregtisë ndërkombëtare dhe promovimit të zhvillimit ekonomik e social. Axhenda e samitit të ardhshëm, deklaroi Putin, do të përpilohet duke u bazuar në gjendjen e ekonomisë globale dhe financave ndërkombëtare. Paraqitet i nevojshëme krijimi i një platforme maksimalisht të gjerë për diskutimet e mundshme, në të cilën pikëpamjet e veta të kenë mundësi t’i parashtrojnë edhe vendet që nuk përfshihen në kuadrin e “G-20”.

Presidenti Putin tha se Rusia ka për qëllim arritjen e rezultateve konkrete, të afta që t’i japin shtysë, impuls të ndjeshëm zhvillimit të ekonomisë botërore dhe rritjes së mirëqenies së qytetarëve. Putin shtoi, se Samiti aktual i dha atij një mundësi të shkëlqyer për t'u takuar e komunikuar me udhëheqësit e vendeve të tjera dhe për të krahasuar e verifikuar me ta qasjet në lidhje me çështjet kyçe.

Gjatë komunikimit me shtypin Vladimir Putin artikuloi edhe një herë pozicionin e Rusisë përkatësisht zgjidhjes së krizës siriane:

- Ne besojmë se askush nuk ka të drejtë të vendosë për fatin e popujve të tjerë, për atë se kush duhet të sillet në pushtet e të qeverisë dhe kush të rrëzohet nga pushteti. Ne e dimë fort mirë se një pjesë e popullit sirian, e përfaqësuar nga opozita e armatosur, do të donte largimin me çdo kusht të Presidentit Bashar Al- Assad. Por kjo pjesë e popullit nuk është i gjithë kombi megjithatë. E rëndësishme është që të realizohet jo thjesht ndryshimi i regjimit, i cili duhet të ndodhë vetëm me rrugë e mjete kushtetuese, por dhe ndalimi i gjakderdhjes pas kësaj. Ndërsa për këtë qëllim duket punuar që më parë dhe në mënyrë të peshuar mirë.

Duke komentuar mundësinë e miratimit të të ashtuquajturit “Ligj i Magnitskit”, që diskriminon qytetarët rusë në Shtetet e Bashkuara, si dhe shfuqizimin e amendamentit Jackson-Vanik, Vladimir Putin deklaroi se i diskutoi këto çështje me homologun e tij amerikan:

- Ne nuk mendojmë se ai kërkon një vëmendje kaq të madhe nga ana e Kongresit. Por nëse do të vendosen megjithatë kufizime, që kanë të bëjnë me hyrjen e qytetarëve rusë në Shtetet e Bashkuara, kjo do të thotë se do të miratohen kufizime po të tilla për hyrjen e qytetarëve amerikanë në Federatën Ruse. Unë nuk e di përse dhe se kujt i duhet kjo gjë, por sido që të jetë në të vërtetë kjo nuk është zgjedhja jonë.

Ndërsa shfuqizimi i amendamentit Jackson-Vanik, sipas mendimit të Vladimir Putinit, në kushtet e pranimit të Rusisë në OBT dhe rritjes së konkurrencës globale është i leverdisshëm, para së gjithash, për vetë Shtetet e Bashkuara.

Ilia Harllamov