Kërkesa zyrtare e hetimit mbi shtyrjen e afatit të mbajtjes nën arrest të anëtareve të punk grupit Pussy Riot do të shqyrtohet në seancën e sotme gjyqësore.

Në prag mbrojtja dërgoi në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut ankesën kundër arrestimit të tyre.

Pjesëmarrësit e punk grupit Pussy Riot u arrestuan në shkurt të këtij viti për ekzekutimin e lutjes së shkurtër "Shën Mari Hyjlindëse, dëboje Putinin" brenda në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar në Moskë. Ato janë akuzuar për sjellje të çrregullt (rrugaçëri). Nëse vajzat do të gjehen fajtore, ato i kërcënon dënimi deri në shtatë vjet burg.