Në rast të miratimit nga Kongresi i SHBA të të ashtuquajturit "Ligji i Magnitskit" për disa amerikanë do të kufizohet hyrja në Rusi, deklaroi Presidenti Vladimir Putin në Samitin e "G-20” në Meksikë.

Më parë Ndihmësi i Presidentit të Rusisë Juri Ushakov pat foluar mbi zgjerimin e mundshëm të listës së zezë të amerikanëve, të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi.

Komiteti Ndërkombëtar i Senatit të Kongresit amerikan e shtyu votimin e projekt-ligjit të sipërpërmendur deri më 26 qershor.
Në "Ligji i Magnitskit" propozohet vendosja e sanksioneve të vizave kundër qytetarëve rusë të dyshuar për përfshirje në shkelje të të drejtave të njeriut.