Themeluesi i portalit "WikiLeaks” Julian Assange iu drejtua Ambasadës së Ekuadorit në Britaninë të Madhe me kërkesën për t'i dhënë atij azil politik. Autoritetet e këtij vendi e kanë marrë tashmë në konsideratë kërkesën e tij.

Më parë, të enjten, Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe e hodhi poshtë kërkesën e Julian Assange për të anulluar ekstradimin e tij në Suedi, ku ai është akuzuar për vepra të ndryshme penale të karakterit seksual.