Negociatat ndërkombëtare të "Gjashtëshes" së ndërmjetësuesve ndërkombëtarë me Iranin në Moskë përfunduan. Duke përmbledhur rezultatet e tyre përfaqësuesit e të gjitha palëve e karakterizuan këtë raund bisedimesh si mjaft serioz, konkret dhe realist.

Bisedimet në lidhje me problemin bërthamor iranian u mbajtën në Moskë për dy ditë me radhë. Delegacioni i "Gjashtëshes" u përfaqësua në këto negociata nga Catherine Ashton, kurse në emër të Iranit foli Sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare Saeed Jalili.