Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur dyshim në lidhje me faktin se problemi i mbrojtjes antiraket (MAR) mund të zgjidhet në të ardhmen e parashikueshme. "Unë mendoj se ai nuk do të zgjidhet, pavarësisht nëse Barack Obama do të rizgjidhet apo jo për një mandat tjetër presidencial ", - tha ai në një konferencë për shtyp pas përfundimit të Samitit të "Njëzetëshes së Madhe" në Los Cabos të Meksikës.

Siç sqaroi Putin, "SHBA po ndjekin me konseguecë rrugën e krijimit të mbrojtjes së vet antiraket tashmë që prej kohësh". "Unë nuk vërej tani për tani asgjë që mund të ndryshojë qasjen e tyre", - tha Vladimir Putin. Ai theksoi se situata mund të ndryshonte në mënyrë kardinale vetëm nëse Shtetet e Bashkuara do të bien dakord për të krijuar MAR së bashku me Rusinë dhe BE-së mbi baza të barabarta.