Ish-Presidenti egjiptian Hosni Mubarak ka pësuar një vdekje klinike, njofton Agjencia informative “MENA”.

Të martën në mbrëmje, për shkak të një përkeqësimi të mprehtë të gjendjes shëndetësore, ai u transferua urgjentisht nga burgu në një spital ushtarak. Menjëherë pas arritjes në spitalin në Kajro zemra e Mubarak ndaloi. Mjekët u përpoqën disa herë për ta ringjallur ish-Presidentin dhe më pas fiksuan vdekjen klinike të tij.

Në momentet aktuale Mubarak është pa ndjenja, mjekët po i bëjnë atij ventilimin artificial të mushkërive, njofton Agjencia “Reuters”.