Rusia shprehet e gatshme të kontribuojë një shumë prej 10 miliardë $ për të rritur rezervat e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Kjo u njoftua nga Presidentin rus Vladimir Putin në bazë të rezultateve të Samitit të "Njëzetëshes së Madhe" në Los Cabos të Meksikës. Ai theksoi në mënyrë të veçantë se këto fonde janë të kthyeshme dhe se do të shërbejnë si formë e vendosjes së burimeve financiare ruse.

Në samitin e sotëm u morr vendimi për rritjen e bazës së burimeve rezervë të FMN-së me më shumë se 450 miliardë $ për të stabilizuar ekonominë botërore dhe për të zvogëluar rreziqet në tregjet financiare.

Vladimir Putin vuri në dukje gjithashtu se rritjen e rezervave të FMN-së duhet ta pasojë edhe reforma e qeverisjes së tij, qëllimi i së cilës do të jetë, ndër të tjera, rritja e rolit të Fondit në ekonomitë me zhvillim dinamik.