0Ai ka lindur më 13 tetor të vitit 1968 në rajonin e Moskës.

Në vitin 1992 u diplomua në Akademinë Shtetërore të Naftës dhe Gazit me emër “Gubkin” në specialitetin automekanik dhe telemekanik.

Nga viti 1995 e deri në 1996 ka drejtuar firmën investuese “SINT”.

Në vitin 1999 ka punuar në Ministrinë e Karburantit dhe Energjetikës të Federatës Ruse.

Në periudhën e viteve 2000 - 2001 ka punuar në kompaninë e naftës “Lukoil”.

Nga viti 2001 e deri në 2005 ka qenë drejtues dege në kompaninë “Zarubezhneft”.

Nga viti 2005 - 2008 ka zënë postin e Drejtorit të Departamentit të Ekonomisë dhe Financave në Ministrinë e Natyrës të Federatës Ruse.

0Në korrik të vitit 2008 u emërua Zëvendësministër i Burimeve Natyrore dhe Mjedisit të Federatës Ruse.