0Ka lindur në vitin 1967 në Moskë. U diplomua në Fakultetin e Fizikës dhe Kimisë të Institutit të Çelikut dhe Aliazheve të Moskës, ndërsa më pas dhe në Akademinë Shtetërore Juridike të Moskës.

Ka mbrojtur gradën “Doktor i Shkencave Fizike dhe Matematike”.

Në periudhën e viteve 2000-2004 ka qenë profesor i Katedrës së fizikës teorike në Institutin e Çelikut dhe Aliazheve të Moskës, ndërsa që nga prilli i vitit 2004 - profesor i Katedrës së teorisë së metalurgjisë të metaleve me ngjyra. Nga maji i vitit 2004 e deri në nëntor të 2005 ka kryesuar Departamentin e Politikave shtetërore për Shkencën e Teknikën dhe Inovacionet në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Federatës Ruse. Nga nëntori i vitit 2005 e deri në mars të 2007 ka zënë postin e Sekretarit të shtetit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

0Që nga prilli i vitit 2007 është Rektor i Institutit të Çelikut dhe Aliazheve të Moskës.