0Në Shorian Malore gjurmë jashtëzakonisht të mëdha - deri në 45 centimetra në gjatësi - pikasen vazhdimisht. Yeti tashmë është bërë një markë turistike e rajonit Kemerovo. Që nga viti i kaluar atje kanë filluar të kremtojnë madje dhe festën e quajtur Dita e Yetit, me të cilën çelet sezoni i skive malore, kurse suveniret me shëmbëlltyrën e tij shiten kudo.

Në tetor të vitit të kaluar shpellën Azassk e vizitoi një ekspeditë ndërkombëtare. Shkencëtarët nga SHBA, Kanadaja, Suedia, Estonia dhe Rusia, vërtetë, Yeti nuk gjetën, por zbuluan megjithatë një gjurmë jashtëzakonisht të madhe, tek e cila ishin ngjitur disa qime. Ato, me sa duket, ishin shkulur prej argjilit të lagur nga shputa leshatore e këmbës dhe paraqisnin në vetëvete qime të gjata të ondëzuara me gjatësi deri në 8 cm. në ngjyrë gri përgjatë gjithë gjatësisë dhe të errëta në rrënjë.

Në Shën Petersburg qimet e gjetura iu nënshtruan studimit të hollësishëm në Institutin Zoologjik të Akademisë së Shkencave të Rusisë me ndihmën e një mikroskopi elektronik. Analiza konfirmoi se Yeti i Kuzbasit nuk është një mit. Leshi i gëzofit të tij doli identik me atë të Njerëzve të Borës, të zbuluar disa dekada më parë në Kaliforni, në rajonin e Leningradit dhe në Urale, tregoi pjesëmarrësi i ekspeditës, akademiku i Akademive të Shkencave të Pjetrit dhe Nju Jorkut Valentin Sapunov:

- Ato janë të ngjashme me qimet e Njeriut të Botës të gjetura në skaje të tjera të rruzullit tokësor. Vetëkuptohet se edhe atje mund të ishin ngatërruar të gjitha. Por ngatërrimi, ndërsa studimet kanë treguar të njëjtën gjë, është thjesht ireal.

Yetët nga e gjithë bota doli se janë specie të të njëjtit lloj. Mund t’i vërë pikë debatit mbi afërinë (gjininë e përbashkët) e njerëzve me Njeriun e Borës vetëm ADN-ja e Yetit. Shkencëtarët e Institutit Zoologjik të Akademisë së Shkencave të Rusisë tani po përpiqen të arrijnë përftimin e ADN-së nga leshi i Yetit të Kuzbasit. Nga qimet e Yetit, të gjetura pranë Shën Petersburg dhe në Urale, doli e pamundur marrja e ADN-së. Kurse amerikanët, të cilët arritën të përftojnë ADN-në e Bigfoot-it kalifornian, bota shkencore thjesht nuk i besoi. Sepse ata shpallën se ADN-ja e Yetit dhe njeriut nuk kanë asnjë dallim nga njëra-tjetra.

Tani gjenetisti i famshëm, profesori i Wolfson College në Universitetin e Oksfordit Brian Sachs synon, duke përdorur teknologjitë më të përparuara bashkëkohore, të ndërtojnë konkluzionet e veta ekskluzivisht në bazë të materialeve faktike. Në faqen e Internetit të Muzeut shkencëtari i propozon gjithë personave të interesuar për t’i dhënë atij për hulumtim dëshmitë e ekzistencës së Bigfoot, në qoftë se ata disponojnë të tilla. Me rezultatet e hulumtimit të tij Brian Sachs ka ndërmend ta njohë komunitetin ndërkombëtar në dhjetor të këtij viti.

Maria Domnickaja