- Sa medalje prisni Ju nga ekipi kombëtar i Kinës?

- Ne nuk shtrojmë kurrë si qëllim përpara vetes që të marrim një numër të caktuar medaljesh. Këtij qëndrimi ne i jemi përmbajtur madje edhe gjatë zhvillimit të Lojërave Olimpike në Pekin. Unë jam i prirur për të thënë të vërtetën. Sepse garat sportive janë interesante pikërisht me atë, se rezultati i tyre është i paparashikueshëm. Ne thjesht inkurajojmë atletët tanë, duke krijuar stimuj të ndryshëm për ta, me qëllim që të demostrojnë gjithçka përse janë të aftë dhe që të mund arrijnë rezultate maksimalisht të larta në Lojërat Olimpike në Londër. Ndërsa përsa i përket numrit të medaljeve, ai do të bëhet i ditur vetëm në kohën e mbylljes së Lojërave.

- Çfarë mendoni Ju në lidhje me rezultatet e Lojërave Olimpike 2012 në Londër?

- Në Lojërat Olimpike Verore në Londër, po ashtu si dhe në Lojërat e mëparshme Olimpike në Pekin, do të zhvillohet rivaliteti i fortë sportiv për 302 komplete medaljesh. Domethënë do të sigurohen nga sportistët 302 medalje ari. Unë mendoj se kësaj here ato do të shpërndahen në mënyrë relativisht të barabartë në mes të ekipeve kombëtare. Sepse 4 vjet pas Lojërave Olimpike të Pekinit sporti i madh ka evoluar në shumë vende. Unë jam i bindur sportistët rusë në Olimpiadën në Londër do të performojnë më mirë se në Pekin. Unë sinqerisht e me gjithë zemër i uroj përfaqësueses kombëtare të Rusisë rezultate sa më të mira në Olimpiadën e ardhshme!