Kreu i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë në Siri, gjenerali norvegjez Robert Mood, sot do të dalë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së me një raport mbi situatën në këtë vend.

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së po përpiqen të përcaktojnë veprimet e mëtejshme në sfondin e dështimit të planit të paqes, të propozuar më parë nga i Dërguari i posaçëm ndërkombëtar Kofi Annan.