Gjykata speciale për krime lufte në Serbi u shpalli aktdënimet katër ish-policëve të gjetur fajtorë për krime lufte, të kryera prej tyre në territorin e Kroacisë.

Gjykata konstatoi se në tetor të vitit 1991 në fshatin Beli Manastir në Kroacinë lindore, të pandehurit kanë vrarë gjashtë banorë vendas. Meqenëse roli i secilit të akuzuar në këtë krim ishte i ndryshëm, ata u dënuan me afate diverse burgimi - nga 18 muaj deri në 20 vjet.

Shpallja e pavarësisë së Kroacisë në fund të vitit 1991 shënoi fillimin luftës katër-vjeçare në territorin e këtij vendi. Gjatë saj u vranë në total rreth 20.000 njerëz.