Ministria e Shkencës dhe Teknologjisë e Japonisë ka fshehur informacionin në lidhje me ndotjen radioaktive pas aksidentit në centralin bërthamor "Fukushima-1" nga Kryeministri, përgjegjës për evakuimin e popullatës. Si rezultat i kësaj, disa njerëz janë zhvendosur për banim në rajone të prekura nga rrezatimi. Këtë fakt e pranoi Ministri i Industrisë së Japonisë Yukio Edano.

Informacioni mbi nivelin e ndotjes radioaktive dhe përhapjen e rrezatimit është mbledhur nga një avion ushtarak amerikan në mars të vitit të kaluar në zonën e katastrofës.

"Është për të ardhur keq që ky informacion nuk iu njoftua qeverisë dhe nuk u shfrytëzua. Unë nuk mund të gjej dot fjalët e duhura për të kërkuar falje, veçanërisht për t’i kërkuar ndjesë viktimave të katastrofës”, - tha Yukio Edano.