Anija ruse e mallrave “Alaed”, e ngarkuar me helikopterë luftarakë dhe raketa për Sirinë, u ndalua në brigjet e Skocisë, shkruan Gazeta “The Daily Telegraph”. Në bord e saj ndodhen helikopterë Mi-25, të ngarkuar në portin e Kaliningradit. Këta nuk janë helikopterë të rinj sulmues, por të vjetër, të cilët kanë qenë për riparim dhe mirëmbajtje teknike në Rusi.

Me kërkesë të Qeverisë britanike kompania e sigurimeve Standard Club anuloi sigurimin e anijes, meqenëse sigurimi i anijeve që transportojnë ngarkesa të tilla është një shkelje e sanksioneve vepruese të BE-së kundër regjimit sirian. Anija pa sigurim, ka shumë mundësi, që të jetë e detyruar të kthehet në portin rus.