Prokuroria e Italisë kërkoi dënimin e ish-Kryeministrit italian Silvio Berluskoni me tre vjet e tetë muaj burg në lidhje me akuzat e ngritura ndaj tij për çështjen penale që ka të bëjë me makinacionet financiare të Holldingut Mediaset, themeluesi i të cilit është ai.

Berluskoni dhe Bordi i Mediaset janë akuzuar për atë, se nëpërmjet offshoreve blinin të drejtat për të transmetuar filmat e huaj dhe programet televizive, ndërsa pastaj ia shisnin ato holldingut të mediave duke rritur ndjeshëm çmimin. Diferenca e çmimeve precipitonte në llogaritë bankare në zonat offshore, që përdoreshin për financimin e fushatave politike të Berluskonit. Përveç kësaj, Bordi i Holldingut Mediaset është akuzuar edhe për shtrembërimin e pasqyrave financiare dhe evazion tatimor.

Ish-Kryeministri italian dhe figurantët e tjerë të çështjes penale, të ngritur kundër Holldingut Mediaset, që ndodhet nën hetimim i cili avancon me suksese të ndryshme gjatë viteve të fundit, e mohojnë në mënyrë kategorike fajësinë e vet. Seanca e ardhshme e gjykatës është planifikuar për datën 2 korrik.