0Takimi i liderëve të vendeve BRICS hapi programin e gjerë të Samitit. Ata shprehën shqetësimin për situatën në eurozonë, e cila mund të reflektojë në ekonominë globale, si dhe gatishmërinë për të marrë pjesë në masat për stabilizimin e saj. Vendet e BRICS-it (BRIKS) pohuan se jani gati për të marrë pjesë në masat stabilizuese, përfshirë edhe kontribute plotësuese në FMN. Rusia në këtë kuadër do të dërgojë në FMN 10 miliardë dollarë.

Vendet e "G-20" në deklaratën përfundimtare mund të mbështesin planin e Spanjës për rikapitalizimin e bankave. Ky plan propozon caktimin e 100 miliardë eurove për stabilizimin e sistemit bankar të njërit prej vendeve të “grupit të riskut”.

Por, sigurisht, vëmendja kryesore e mediave më 18 qershor ishte përqëndruar tek takimi i Presidentit rus Vladimir Putin me atë amerikan Barack Obama. Marrëdhëniet midis dy vendeve kohët e fundit janë ftohur. Sakaq, bisedimet u zhvilluan në një frymë konstruktive, deklaroi Presidenti rus, ndonëse u shqyrtuan tema të tilla të mprehta si programi bërthamor iranian, çështja e vendosjes së sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Europë dhe e ashtuquajtura “Lista e Magnickit”. Palët vunë në dukje se potenciali i marrëdhënieve tregtaro-ekonomike midis dy vendeve nuk po shfrytëzohet aspak në masë të plotë dhe shprehën gatishmërinë për të mundësuar rritjen e tij. Në përfundim të bisedimeve u miratua një deklaratë e përbashkët, ku personalitetet më të larta në fjalë, morrën përsipër përgjegjësinë e shteteve që udhëheqin për çështjet e kontrollit mbi armët dhe teknologjitë bërthamore.

Me Kryeministrin japonez Esihiko Hoda Vladimir Putini shqyrtoi marrëdhëniet dypalëshe, përfshirë edhe ato të karakterit strategjik. Këto marrëdhënie, sipas pohimit të Presidentit rus, gjenden në shkallë rritjeje, megjithëse vëllimi i lidhjeve tregtaro-ekonomike, hë për hë, nuk i përgjigjet mundësive të të dy vendeve. Vladimir Putin, i cili në Los Kabos zhvilloi takimin e tij të parë me Kryeministrin japonez, e ftoi këtë të fundit për një vizitë në Rusi.

Pas takimit me Kryeministrin e Japonisë, Vladimir Putin priti në rezidencën e tij në Los Kabos Kreun e qeverisë britanike David Cameron. Presidenti rus deklaroi, se marrëdhëniet ruso-britanike po zhvillohen në mënyrë dinamike, por ndërkohë komponenti i tyre ekonomik kërkon një qasje më të vëmendshme. Cameron, nga ana e vet, vuri në dukje gjithashtu karakterin pozitiv të lidhjeve ekonomike me Rusinë dhe bëri thirrje për të zgjeruar investimet e ndërsjellta.

0Paralelisht me mbledhjet dhe bisedimet midis liderëve politikë në Los Kabos u zhvillua edhe takimi i biznesmenëve të 20 vendeve, në kuadër të forumit "G-20". Këtu morrën pjesë liderët e më shumë se 200 korporatave nga vende të ndryshme. Përfaqësuesit e qarqeve të biznesit miratuan rekomandimet për liderët e vendeve të "G-20" për të krijuar një grup të posaçëm pune, që do të merrej me mbikëqyrjen e protekcionizmit të tepruar në tregtinë botërore dhe në fushën e investimeve në epokën e OBT-së.

Ilia Harllamov