Në Turqinë juglindore, në afërsi të kufirit me Irakun, së paku shtatë ushtarë turq u vranë në një pritë të zënë nga militantët kurdë. 15 vetë u plagosën. Sipas fjalëve të ushtarakëve, militantët depërtuan në territorin turk nga Iraku verior.

Partia e Punës e Kurdistanit (PKK) - Grupi separatist i orientimit të majtë - që nga viti 1984 lufton për krijimin e autonomisë për kurdët, të cilët jetojnë në verilindje të vendit.

Gjatë kësaj kohe në konfliktin në fjalë kanë gjetur vdekjen më shumë se 40 mijë njerëz.