Lidhja e Shteteve Arabe i bën thirrje OKB-së për dërgimin e forcave paqeruajtëse në Siri "për t’i detyruar palët e konfliktit për armëpushim".

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Shteteve Arabe Nabil Elaraby, duke folur gjatë një vizite zyrtare në Qipro, deklaroi se detyrë e kontingjentit paqeruajtës do të jetë ruajtja e paqes dhe se ai nuk do të marrë pjesë në luftë civile në Siri.

Nabil Elarabi i bëri gjithashtu thirrje Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara për të gjetur gjuhë të përbashkët për hir të zgjidhjes së problemit sirian.