Kandidati kryesor i Presidentit Barack Obama për postin e ambasadorit amerikan në Irak deklaroi se nuk pretendon më për këtë pozitë. Specialisti për Irakun Brett McGurk e shpjegoi refuzimin e tij me ruajtjen e interesave të familjes dhe vendit së tij.

Para kësaj republikanët patën shprehur kundërshtimin e kandidaturës së Brett McGurk për në postin e ambasadorit amerikan në Irak për shkak se ai është akuzuar më parë për sjellje të shëmtuar (jo të denjë).