Udhëheqësi venezuelian Hugo Chávez ka refuzuar pjesëmarren në debatet televizive me rivalin e tij në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale të tetorit.

Kundërshtari i Hugo Chávez - Henrique Capriles - u regjistrua si kandidat presidencial nga koalicioni, i cili bashkon në radhët e veta më shumë se 30 parti opozitare.

"Unë do të dëshiroja të flisja me një "njeri me peshë të madhe" dhe jo "me një vend bosh"- tha Chávez, duke shpjeguar mosdëshirën e tij për t'u angazhuar në debat me opozitarin. Chávez nuk e ka quajtur kurrë me emër Capriles-in, që nga koha kur ai u zgjodh si kandidat i opozitës: udhëheqësi venezuelian preferon të përdorë në adresë të tij epitetet "derr" dhe "humbës" (“loser”).