Korporata Microsoft ka paraqitur kompjuterin e vet tabletë, të konceptuar si konkurrent ndaj iPad të suksesshëm të Apple.

Kompjuteri me ekran touch (prekje) i quajtur Surface u bë projekti i parë i madh i Korporatës Microsoft, të angazhuar kryesisht me softuers në fushën e Gadgets.

Kompjuteri është i pajisur me një këllëf, i cili mund të transformohet në tastierë, njoftoi Drejtori i Përgjithshëm i Korporatës Steve Ballmer.