Ekipet kombëtare të Spanjës dhe Italisë zunë përkatësisht vendin e parë dhe të dytë në Grupin “C” dhe arritën të dalin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian të Futbollit.

Futbollistët e Spanjës mundën ekipin kombëtar të Kroacisë me rezultatin 1-0. Ekipi kombëtar italian fitoi ndaj përfaqësueses së Irlandës me rezultatin 2-0. Në çerekfinale ekipi kombëtar spanjoll do të luajë kundër përfaqësueses që do të zerë vendin e dytë në Grupin “D”. Rival i italianëve do të bëhet ekipi fitues i këtij grupi.