Kryeministri britanik David Cameron dhe Presidenti rus Vladimir Putin zhvilluan bisedime në kuadër të samitit të "Njëzetëshes së Madhe" në qytetin Los Cabos të Meksikës.

Cameron deklaroi në fillim të negociatave, se i vlerëson pozitivisht marrëdhëniet me Rusinë, por do të dëshironte të shihte "forcimin" e mëtejshëm të lidhjeve dypalëshe. Putin gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet mes Rusisë dhe Britanisë janë duke u zhvilluar “mjaft pozitivisht". "Por ne kemi se për çfarë të flasim edhe për sa i përket axhendës ndërkombëtare, edhe përkatësisht marrëdhënieve tona dypalëshe", - tha Vladimir Putin.