0Presidenti i zgjedhur i Egjiptit do të gëzojë gjithë autoritetin dhe plotfuqishmëritë që i përkasin në postin e Kreut të vendit dhe ushtria nuk ka ndërmend të ndërhyjë në punën e tij. Kjo është deklaruar nga Zëdhënësi i Këshillit të Lartë të Forcave të Armatosura, i cili ka marrë në duar frerët e drejtimit të pushtetit në Egjipt pas përmbysjes së Hosni Mubarak. Ceremonia e transferimit të pushtetit tek Kryetari i ri i shtetit do të mbahet më 30 qershor.