Përfundoi dita e parë e negociatave mes Iranit dhe "Gjashtëshes" së ndërmjetësve ndërkombëtarë (në të hyjnë Britania e Madhe, Kina, Franca, Gjermania, Rusia dhe SHBA) në lidhje me programin bërthamor iranian në Moskë.

"Negociatat janë kaq të komplikuara saqë, unë mendoj, se dy ditë do të jenë të pamjaftueshme", - tha Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergei Riabkov. Sipas fjalëve të diplomatit të lartë rus, qëndrimi i Iranit dhe ai i "Gjashtëshes" janë ende të papajtueshme.