Sakaq, Mark Jones, Kreu i departamentit për komunikimin me publikun në Komitetin Olimpik të SHBA-së, tregohet shumë i kujdesshëm, hë për hë, me parashikimet, ndonëse premton se përfaqësuesja amerikane do tregojë klasin më të lartë.

- Cilat janë parashikimet tuaja sa i përket performancës së përfaqësueses së SHBA-së në Olimpiadë?

- Planin e medaljeve është e pamundur ta parashikosh, por katër vitet e fundit ne jemi trajnuar fort dhe po i presim Lojërat me padurim, që të tregojmë gjithçka për çka jemi të zotët. Ne duam ta shfaqim veten në Londër, në kufijtë e mundësive tona, ndërsa medaljet vijnë vetvetiu.

- Në cilat lloje sporti do garojë përfaqësuesja olimpike e SHBA-së? A ka mes tyre, nga ato disiplina, ku ekipi juaj do luajë për herë të parë?

- Të gjitha ekipet do të performojnë për herë të parë në boksin për femra, sepse kjo është një disiplinë e re. Shpresoj, që përfaqësuesja jonë të garojë në të gjitha llojet e programit të Lojërave. Kanë mbetur nja dy disiplina, ku ne ende nuk kemi kryer përzgjedhjen e sportistëve, por shpresoj që të marrim pjesë gjithëkund.

- Sa vetë do të shkojnë nga ju në Olimpiadën e Londrës?

- Afërsisht 660 sportistë, varësisht prej rezultateve që do të arrihen në kampionatet e mbetura për përzgjedhjen e atletëve.

- E sata Olimpiadë është për nga numri kjo e Londrës për SHBA-ja ?

- Ne kemi marrë pjesë në të gjitha Olimpiadat.

- Nuk keni anashkaluar asnjë Olimpiadë?

-Thënë në përgjithësi, SHBA-ja nuk ka marrë pjesë në Olimpiadën e vitit 1980 në Moskë, ndërsa Rusia u përgjigj po në të njëjtën mënyrë, prej mosmarrëveshjeve të vogla ekzistuese.

- A mund të lindë ndonjë problem për përfaqësuesen tuaj olimpike në Londër, të themi, për arësye të motit apo ndryshimeve të orës?

- Nuk e besoj, sportistët tanë kanë një përgatitje të shkëlqyeshme dhe i marrin shumë seriozisht garat, prandaj, edhe nëse do të lindte ndonjë vështirësi, ata janë në gjendje t’a kapërcejnë pa problem atë. Ne po i presim me padurim këto Lojëra dhe mendoj se Londra do ta kryejë detyrën e vet si kryeqytet pritës olimpik në mënyrë të shkëlqyer. Sportistët tanë e dëshirojnë shumë të shkuarën atje.

- Ç’qëndrim mbajnë amerikanët ndaj kësaj Olimpiade? A e mbështesin ata përfaqësuesen e tyre olimpike?

- Po, shumë. Përfaqësuesja amerikane është e vetmja në botë që financohet nga sponsorët dhe jo nga shteti. Prandaj, mund të thuhet, se pikërisht amerikanët e mbështesin përfaqësuesen e tyre dhe kjo është një gjë që të frymëzon shumë.