0Autoritetet ruse u revoltuan tej mase nga përmbajtja e projektligjit dhe deklaruan se janë të gatshme për të marrë masa të ashpra kundërpërgjigjeje.

Takimi do të mbahet më 18 qershor në Los Cabos të Meksikës në prag të hapjes së samitit të “G-20”. Kohëzgjatja e planifikuar e tij është gjysmë ore. Gjatë kësaj kohe Vladimir Putin duhet të arrijë të diskutojë me Barack Obaman dhjetra çështjet aktuale - situatën në Siri, në Afganistan, programin bërthamor të Iranit, çështjen e mbrojtjes antiraket në Evropë. Një tjetër temë e rëndësishme e takimit do të jetë fati i biznesmenit rus Viktor But, i cili u dënua me 25 vjet burg në Shtetet e Bashkuara.

E megjithatë tema "Lista e Magnitskit" do të kryesojë të gjitha temat e sipërpërmendura. Kongresi amerikan po përpiqet të arrijë miratimin me çdo kusht të "Ligjit të Magnitskit", në bazë të të cilit autoritetet e vendit, nëse dyshojnë ndonjë zyrtar rus për shkelje të të drejtave të njeriut në Rusi, mund t’i refuzojnë atij hyrjen në vend dhe të ngrijnë pasuritë e tij në SHBA. Listat e njerëzve, të cilëve u ndalohet hyrja në vend nga të dyja palët, kanë tani për tani nga 11 pika. SHBA nuk duan të shohin në vend qytetarët rusë të përfshirë në çështjen e juristit Sergei Magnitski, kurse në Rusi - qytetarët amerikanë që kanë të bëjnë me burgun në Guantanamo.

Rusia ka kërcënuar se do të veprojë në mënyrë simetrike, në qoftë se Kongresi amerikan do të arrijë miratimin e "Ligjit të Magnitskit". Mbi masat konkrete nuk dihet asgjë, por në media tirazhohet e replikohet megjithatë versioni mbi një zgjerim të madh të listës së amerikanëve, të cilëve do t'iu refuzohet hyrja në Rusi. Në rrethanat e krijuara veprimet e palës ruse janë plotësisht të justifikuara, mendon analisti politik rus Aleksei Muhin. Për më tepër se ka shumë të ngjarë që Kongresi të votojnë në favor të ndërlidhurisë së "Ligjit të Magnitskit" me shfuqizimin e Amendamentit Jackson-Vanik:

- Rusia duhet të bazohet gjithashtu në politikën e vizave në ndonjë listë të atyre veprimtarëve të SHBA, të cilët flasin në mënyrën më të urryer kundër Rusisë. Dhe kjo do të jetë një masë krejtësisht e justifikuar. "Lista e Magnitskit" në këtë situatë destinohet të zëvendësojë Amendamentin e Jackson-Vanik. Ai, pas anëtarësimit të Rusisë në OBT do të mbetet në harresë historike. Në një kohë kur dukja e "Listës së Magnitskit" flet mbi atë, se në përgjithësi politika amerikane ndaj Rusisë nuk ka ndryshuar në kurrfarë mënyre. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë ta shohin Rusinë, si dhe më parë, si një shtet armiqësor.

Margarita Bogatova