0Për këtë deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin në një artikull të botuar sot në gazetën kryesore meksikane "El Universal”. Më 18-19 qershor në Los Cabos (Meksikë) po zhvillohet samiti i “Njëzetëshes së Madhe”.

Kriza e paprecedentë, me të cilën ekonomia botërore u përball që katër vjet më parë, kërkoi nga vendet kryesore të botës qasje krejtësisht reja radikale. Për herë të parë në histori udhëheqësit e vendeve, që përfaqësojnë pothuajse 90% të GDP-së globale, kanë demonstruar një pikësynim të vërtetë dhe aftësinë e tyre për të koordinuar politikat ekonomike. Me këtë “G-20” ka fituar statusin e forumit kryesor global për çështjet ekonomike dhe financiare, kujton Presidenti Putin. Në periudhën e kulmit të krizës falë vendimeve të "Njëzetëshes" janë zbatuar masat për mbështetjen e vendeve më të prekura.

Megjithatë, ndikimi i pasojave të krizës është mjaft evident deri tani. Ka ndryshuar peizazhi i ekonomisë botërore. Sipas parashikimeve, ritmet e rritjes potenciale të tregjeve në zhvillim gjatë pesë viteve të ardhshme do të parakalojnë vendet e zhvilluara për më shumë se 3.5 herë.

Duke folur përkatësisht Rusisë, Vladimir Putin vuri në dukje se në vitet e fundit ajo ka forcuar sistemin e saj fiskal e financiar. Shkalla e rritjes ekonomike në vend rezulton 4.3% - më e larta ndër ekonomitë më të mëdha të Evropës. Përsa i përket rezervave disponuese monetare dhe të arit Rusia renditet në vendin e tretë në botë. Borxhit kombëtar rezulton minimal midis vendeve të “G-8”, “G-20” dhe BRICS (BRIKS). Megjithatë, Putin pranoi se të ardhurat e vendit janë të lidhura kryesisht me koniunkturën e favorshme të tregut në sektorin e naftës dhe se për arritjen e zhvillimit të qëndrueshëm duhet të minimizohet medoemos vartësia e ekonomisë ruse nga lëndët e para.

Reformat janë të nevojshme edhe për shumicën e vendeve të botës - atyre do t’u duhet të gjejnë një balancë të arsyeshme midis konsolidimit fiskal, disiplinës së rreptë buxhetore dhe garantimit të punësimit, rritjes ekonomike si dhe zgjidhjes së çështjeve sociale.
Një çështje të veçantë dhe tejet të rëndësishme Vladimir Putin konsideron zbatimin e angazhimeve të “G-20” për të reformuar institucionet financiare ndërkombëtare, përfshirë FMN dhe Bankën Botërore.

Të gjitha këto tema do të diskutohen në samitin e “Njëzetëshes së Madhe” në Meksikë. Dhe po ato do të jenë prioritetet gjatë presidencës së Rusisë në “G-20” në vitin e ardhshëm së bashku me çështjet e sigurisë energjetike globale, deklaroi në artikullin e vet botuar në gazetën kryesore meksikane "El Universal” Presidenti i Rusisë Vladimir Putin.

Natalia Kovalenko