Në një zonë të largët të Alaskës u sulmuan ushtarakët e ushtrisë amerikane. U qëllua me armë zjarri mbi një patrulle ushtarake, si rezultat u plagosën dy ushtarë. Pas një këmbimi zjarri sulmuesi u vetëvra.Incidenti ndodhi të dielën në mëngjes në afërsi të qytetit Kotzebue.

Sipas fjalëve të Zëdhënëses së ushtrisë amerikane Beth Ipsen, sulmuesi, i quajtur Arvid Nelson Jr., hapi zjarr mbi patrullën kur ajo iu afrua pikapit (pickup) të tij. Një ushtar u plagos rëndë, tani ai është dërguar në spital. Një tjetër ushtarak u plagos lehtë. Se çfarë e shtyu kriminelin për të sulmuar patrullën mbetet ende e panjohur.