Lëvizja egjiptiane "Vëllazëria Myslimane" deklaron se kandidati i saj presidencial Mohammed Mursi fitoi zgjedhjet presidenciale në vend.

"Dr Mohammed Mursi është Presidenti i parë egjiptian i zgjedhur nga populli ", - thuhet në microblogun zyrtar në “Twitter” të Partisë për Liri dhe Drejtësi, e cila është krijuar nga "Vëllazëria Myslimane".

Më parë përfaqësuesit e Lëvizjes patën njoftuar se, pas numërimit të të dhënave të 81 për qind të vendvotimeve, Mursi ka fituar 52.5% të votave.