Një banor civil izraelit si dhe të paktën një person i armatosur, kombësia e të cilit nuk është përcaktuar ende, janë vrarë në rajonin e kufirit egjiptiano-izraelit. Incidenti ndodhi të hënën në mëngjes.

Sipas informacionit të ushtrakëve izraelitë në sektorin kufitar, ku Izraeli po ndërton barriera të sigurisë, shpërtheu një bombë, duke shkaktuar vdekjen e një punëtori.

Pas kësaj, disa militantë depërtuan në territorin e Izraelit dhe hapën zjarr të çrregullt, pa dallim.

Si rezultat i zjarrit të kundërpërgjigjes rojet kufitare izraelite vranë njërin nga sulmuesit. Zëdhënësja e ushtrisë izraelite konfirmoi faktin e sulmit të armatosur, por nuk dha hollësi të mëtejshme.