Një shpërthim i fuqishëm buçiti të hënën në mëngjes në qytetin Quetta, në jugperëndim të Pakistanit. Si rezultat, u vrarë 3 persona dhe u plagosën 35 të tjerë, njofton kanali televiziv GEO-TV.

Një mekanizëm shpërthyes me telekomandë detonoi në rrugën automobilistike, kur aty pranë po kalonte autobusi i Universitetit të Teknologjive të Informacionit të Baloçistanit (Balochistan University of Informatin Technology). Të vrarët dhe shumica e të prekur janë studentë.

Shpërthimi dëmtoi gjithashtu edhe një veturë që po kalonte pranë autobusit si dhe një rikshë me motor (rickshaws) - shoferët e tyre u plagosën. Tani për tani asnjë nga grupet aktive terroriste në Pakistan nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për këtë sulm barbar terrorist.