Fitorja e Partisë së dhjathtë centriste Demokracia e Re në zgjedhjet parlamentare në Greqi shkaktoi një rritje të ndjeshme të indekseve në tregjet globale të aksioneve.

Indeksi industrial Dow Jones u rrit me 85 pikë, Nasdaq 100 u shtua me 20.25 pikë, ndërsa S & P 500 me 7.2 pikë.

Partia e dhjathtë centriste Demokracia e Re, e cila i siguroi vetes numrin më të madh të votave në zgjedhjet parlamentare të së dielës, këmbëngul që Greqia të mbetet medoemos në zonën e euros dhe premton se ajo do të përmbushë të gjitha detyrimet e veta ndaj institucioneve financiare dhe vendeve të BE-së, të cilat i dhanë asaj ndihmë në kohë krize.