Anëtari i grupit legjendar “The Beatles” Sir Paul McCartney sot feston jubileun e vet 70-vjeçar. McCartney u lind më 18 qershor të vitit 1942 në Liverpool.

Muzikanti njoftoi në një intervistë me gazetën “Daily Telegraph” se planifikon ta festojë në mënyrë modeste ditëlindjen në rrethin e familjarëve dhe miqve të ngushtë.

Shiko galerinë fotografike

Posaçërisht me rastin e ditëlindjes së Paul McCartney ish-muzikanti i grupit Jam Paul Weller regjistroi një cover version të këngës “The Beatles Birthday”. Të ardhurat nga shitjet e këtij regjistrimi do të shkojnë për qëllime bamirësie.