Ekipet kombëtare të Gjermanisë dhe Portugalisë zunë respektivisht vendin e parë dhe të dytë në Grupin “B” dhe arritën të kalojnë në çekekfinale të Kampionatit Evropian të Futbollit.

Ekipi i futbollistëve portugezë mundi kombëtaren e Holandës me rezultatin 2-1. Ekipi kombëtar i Gjermanisë mundi Danimarkën me rezultatin 2-1.

Portugalia do të luajë kundër ekipit çek në çerekfinale më 21 qershor në Varshavë. Skuadra përfaqësuese e Gjermanisë do të luajë më 22 qershor me ekipin kombëtar të Greqisë në Gdansk.