Si rezultat i zgjedhjeve të fundit parlamentare, që u mbajtën në Francës të dielën e kaluar, Partia Socialiste fitoi shumicën absolute të vendeve në Kuvendin Kombëtar.

Socialistët i siguruan vetes 313 nga 577 vendet ekzistuese në parlament. Partia e krahut të djathtë "Bashkimi për Lëvizjen Popullore" (Union pour un mouvement populaire, UMP) ka marrë 214 vende. 17 vende i mori Partia "Evropa-Ekologjia-të Gjelbërit" dhe 16 vende - “Qendra e re”. "Fronti Kombëtar" ultra i djathtë mori vetëm dy mandate.

Fitorja e socialistëve do të thotë, se për miratimin e ligjeve mbështetësit e Presidentit Francois Hollande dhe qeverisë së tij nuk do të kenë nevojë për votat e deputetëve nga partitë e tjera.