Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Greqisë, pas trajtimit të 80 për qind të votave rezulton se Partia e djathtë centriste Demokracia e Re ka fituar 29.9% të votave (130 vende në parlament), koalicioni SYRIZA - 26.7% (71 vende) dhe Partia Socialiste PASOK, e cila për dekada të tëra ka qenë forca më me ndikim në politikën greke, 12.4% të votave (33 vende).

Demokracia e Re do të ketë mundësi të formojë koalicionin qeverisës me PASOK, meqenëse sipas rregullave ekzistuese partia që siguron shumicën e votave fiton të drejtën e marrjes suplementarisht edhe të 50 vendeve të tjera në parlament. Gjithsej në Parlamentin grek janë 300 vende.