Një tërmet me magnitudë prej 6.4 ballësh ra në afërsi të brigjeve lindore të ishullit japonez Honshu, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA. Vatra e tërmetit është fiksuar në thellësinë 31 km dhe në një distancë prej 28 km në jug-lindje të qytetit Ofunato.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë e ka përcaktuar tërmetin në fjalë me një magnitudë pak më të vogël - 6.1 ballë.Fatkeqësia natyrore mori vlerësimin "4" sipas shkallës 7-ballëshe sizmike japoneze. Kjo do të thotë se dëmtime serioze nuk priten dhe se nuk ka nevojë për të shpallur mbi rrezikun e kërcënimit të cunamit.