Japonia mund të bëhet vend insolvent aty nga viti 2017, kështu që investitorëve u duhet blejnë asete në monedha të tjera të forta, tha Hiroshi Fujimaki, një ish-këshilltar i miliarderit George Soros.

Sipas mendimit të Fujimaki, pas defaultit vlera e jenit do të bjerë me 5-6 herë, dmth, deri në 400-500 jen për 1 $. Në të njëjtën kohë normat e interesit për bonot 10-vjeçare të Japonisë do të rriten deri në 80 për qind në vit. Aty nga viti 2014 vëllimi i borxhit do të arrijë në 245 për qind të PBB-së.

Fujimaki vë në dukje, se rrugëdalje të Japonisë nga kriza tani për tani nuk ka. Tokio ka dy opsione: ose të fillojë të shtypë para me potencialin e vet të plotë deri në fillim të inflacionit, ose ta deklarojë veten default.