Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev paraqiti propozimin për të futur në qarkullim monedhën unike në kuadër të Bashkimit Ekonomik Euroaziatik (BEE), i cili planifikohet të krijohet aty nga fillimi i vitit 2015.

Kjo ide u shpreh nga Kryeministri rus në Forumin e biznesit "Hapësira Unike Ekonomike: Mundësi të reja për zhvillimin industrial" në Shën Petersburg.

Medvediev shtoi se Këshilli Konsultativ i komunitetit të biznesit të vendeve pjesëmarrëse, që do të krijohet për ndërveprime më efektive të Komisionit Ekonomik Euroaziatik me qeveritë kombëtare, duhet të kontribuojnë në diskutimin e kësaj çështjeje.