Tre shkencëtarë të Michigan State University arritën në konkluzione aspak ngushëlluese. Sipas vëzhgimeve të tyre, nikotina është e pranishme në shumë ushqime të tilla, si për shembull, domatet, patatet dhe patëllxhanat (të gjitha bimët e familjes Solanacee).

Kështu, 10 gramë patëllxhan përmbajnë 1 mikrogram nikotinë - afërsisht një sasi të tillë Alkaloidi që thith njeriu brenda tre orëve të pirjes pasive të duhanit. Cigaret zakonisht përmbajnë 1 miligram nikotinë, që do të thotë se 10 kg patëllxhanë, përkatësisht përmbajtjes së këtij Alkaloidi, janë ekuivalentë me një cigare.