Një nga kompjuterat e parë, të krijuar nga gjigandi kompjuterik botëror Apple - legjendari Apple I - është shitur për 374.500 $ në ankandin e zhvilluar të premten nga Sotheby në Nju Jork.

Të ardhurat e fituara nga shitje e tij tejkalojnë gati dyfish madje dhe vlerësimet më të guximshme të ekspertëve - ata prisin që teknologjia shumë e rrallë t’i sillte pronarëve të vet deri në 180.000 $.