Lëshimi i anijes kineze "Shenzhou-9" për praktikimin e ankorimit të pilotuar të aparateve kozmike në orbitë është caktuar për datën 16 qershor.

Lëshimi do të bëhet më 18:37 sipas orës lokale. Në përbërjen e ekuipazhit janë dy burra - astronautët Wang Yapin dhe Liu Wan si dhe astronautja e parë kineze - Liu Wan. Qëllimi i ekspeditës - përpunimi i afrimit, ankorimit dhe shkëputjes nga moduli orbital "Tyangun-1", prototipi i stacionit të ardhshëm hapësinor kinez.

Në nëntor të vitit të kaluar Kina realizoi lëshimin e anijen kozmike pa pilot "Shenzhou-8". Atëhere herë të parë në historinë e programit kozmik të vendit u realizua ankorimi i dy aparateve kozmike në orbitë - "Shenzhou-8" dhe modulit "Tyangun-1".