Qeveria e Japonisë mori vendimin për t’i siguruar mbështetjen nga ana e shtetit të fushatës për shitje jashtë vendit të letrës higjienike dhe për të promovuar në të njëjtën kohë kulturën moderne në masë në Japoni.

Në topat e letrave higjienike do të jetë i shtypur përkthimi anglisht i një tregimi të shkrimtarit histori Koji Suzuki, i cili ka fituar famë botërore për romanet e tij horror të serisë "Zilja".

Historia është shkruar me porosinë e kompanisë prodhuese posaçërisht për topat e letrave higjienike. Projekti ka filluar që në vitin 2009 dhe doli mjaft i suksesshëm. Deri tani janë shitur 300 mijë topa letre higjienike me tregimin në fjalë. Tani projekti po promovohet jashtë vendit.