Aktiviteti i radhës i opozitës ruse “Marshimi i milionave" do të mbahet më 15 shtator dhe do të jetë mbarërus, deklaroi Koordinatori i "Fronti i Majtas" Sergei Udaltsov.

Më parë Udaltsov pat deklaruar se “Marshimi i ardhshëm i milionave" do të mbahet më 7 tetor - në ditëlindjen e Vladimir Putinit.

“Marshimi i fundit i milionave" u zhvillua në Moskë më 12 qershor. Sipas vlerësimeve të ndryshme, në të morrën pjesë nga 15 deri në më shumë se 100 mijë njerëz. Marshimi përfundoi me një miting dhe kaloi pa incidente.