0Gjëja kryesore, për të cilën do të duhet të japë llogari ish-Presidenti, është financimi i paligjshëm i fushatës së tij elektorale nga Liliane Bettencourt. Me sa duket, në vitin 2007 trashëgimtarja e gjigandit kozmetik "L'Oreal" dhe gruaja më e pasur në Francë ka transferuar shuma të mëdha në Zvicër për të shmangur taksat. Disa nga këto fonde, sipas prokurorisë, u pranuan në llogaritë e fushatës paraelektorale të Sarkozy. Një një çështje tjetër është i ashtuquajturi Karachigeyt. Në mes të viteve '90 Franca i ka furnizuar Pakistanit nëndetëse "Agosta" dhe për këtë zyrtarët pakistanezë, sipas praktikës ekzistuese të asaj kohe, morrën njëfarë "komisioni". Një pjesë e këtij shpërblimi, sipas prokurorisë, shkoi për financimin e fushatës elektorale të Kryeministrit të atëhershëm Ėdouard Balladur. E drejtonte këtë fushate Nicolas Sarkozy, i cili ishte atëherë Ministër i Buxhetit. Balladur humbet në rivalitetin me Shirak, ndërsa shumë shpejt pas një shpërthimi në Karaçi vriten 11 inxhinierë francezë, të cilët punonin në ndërtimin e po atyre nëndetëseve të sipërpërmendura. Në këtë mënyrë Sarkozi mund të akuzohet jo vetëm për pjesëmarrje në skemat e korrupsionit, por edhe për përfshirje në vrasjen e 11 shtetasve francezë. Shanset për këtë janë të mëdha, megjithëse prova të drejtpërdrejta kundër Sarkozy pala e akuzës nuk ka pothuajse fare, vë në dukje eksperti i Institutit rus të Evropës Juri Rubinski:

- Argumente, prova me peshë, si në çështjen e parë, nuk ka. Tani për tani ish-Presidenti është i përfshirë si dëshmitar dhe jo si i pandehuri. Por nëse do të gjendet ndofarë provash, atëherë do të hapet proces gjyqësor. Shembull me Shirak-un, i cili u dënua me dy vjet, është mjaft domethënës.

Shembulli i Jack Shirak, të cilin gjykata e gjeti fajtor për korrupsion, nuk është krejtësisht i saktë, korrekt në këtë rast, theksojnë ekspertë të tjerë. E megjithatë aktdënimin ai e mori. Praktika politike në Francë dëshmon: Sarkozy, ka shumë të ngjarë, t’i shmanget ndjekjes penale. Për këtë është mëse e sigurtë ekspertja e Institutit rus të Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare Kira Zujeva:

- Nuk ka gjasa që Sarkozi mund të marrë ndonjë dënim me burgim, pavarësisht akuzave mjaft të rënda. Ai është një politikan mjaft i zgjuar, i shkathët dhe do të dijë tëjustifikojë veten në këtë situatë. Unë mendoj se puna nuk do të shkojë më tej se diskutimet, përsiatjet e dënimi verbal.

0Sarkozy mund të përballet me akuza dhe në lidhje me dy çështje shumë të bujshme. Kështu, prokuroria ka ndërmend të verifikojë deklaratat mbi financimin e fushatës së tij elektorale nga ana e Muammar Gaddafi. Fakti, që në vitin 2007 Muammar Kaddafi ka transferuar mjete financiare në fondin e fushatës paraelektorale të Sarkozi, u pohua nga i birin i liderit të vrarë të Xhamahirisë (Jamahiriya). Ish-presidenti është i dyshuar gjithashtu edhe në përdorimin e fondeve publike për qëllime personale. Sikur ai në periudhën e viteve 2010-2012 ka porositur disa studime sociologjike dhjetra me një shumë totale prej më shumë se 2 milionë euro. Financimi u realizua nën dispozitën "fushata elektorale", edhe pse kjo është e ndaluar me ligj.

Aleksandra Dibizheva, Polina Çernica