Pentagoni do të organizojë këtë muaj, për herë të parë gjatë gjithë kohës së ekzistencës së këtij dikasteri, një festë për nder të homoseksualëve dhe lezbikeve, njofton gazeta “The Hill” me referim tek fjalët e Përfaqësueses së Ministrisë Eileen Laynez.

Aktiviteti do të zhvillohet në kuadër të të ashtuquajturit "Muaji i LHBT" (lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve) dhe do t’i kushtohet përvjetorit të parë të heqjes së kufizimeve mbi përfaqësuesit e orientimit seksual jo tradicional që shërbejnë në forcat e armatosura.

Në fund të dhjetorit të vitit 2010 Presidenti amerikan Barack Obama nënshkroi urdhëresën për shfuqizimin e ligjit, të miratuar gjatë kohës së drejtimit të Presidentit Bill Clinton dhe të quajtur “Don’t Ask Don’t Tell” (“Mos Pyet, mos Thuaj"). Më parë homoseksualëve dhe lezbikeve, edhe pse lejoheshin të shërbenin në forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara, u ndalohej në të njëjtën kohë të zbulonin orientimin e tyre seksual, kurse komandantëve ushtarakë - për të bërë pyetje në lidhje me të.